E enjte, 28 Nëntor, 2024

Broja-Uzuni në majën e sulmit, ja formacioni i mundshëm i Kombëtares ndaj “axurrëve”

Me shumë mungesa nga dëmtimet dhe mos lejimi i lojtarëve nga klubet respektive, trajneri Edi Reja ka zhvilluar dje seancën e fundit përpara ndeshjes me Italinë.

Ndërkohë nga grupi i thirrur, Kristal Abazaj duket se nuk ia ka dalë që të jetë i gatshëm për duelin e parë.

Kombëtarja është plotësuar edhe me pjesën tjetër të lojtarëve, të cilët kishin munguar për shkak të impenjimeve me klubet e tyre dhe gjatë pasdites së djeshme, trajneri ka mundur që të zhvillojë me ekipin një seancë stërvitore për të përgatitur taktikisht duelin ndaj të kaltërve.

SHQIPËRIA – Sa i përket titullarëve që do të zbresin në fushë, ashtu siç e konfirmoi edhe në konferencën për shtyp, Edi Reja do të luajë me skemën 3-5-2.

Në portë është vendosur Etrit Berisha dhe përpara tij në repartin e mbrojtjes do të vendosën Ismajli, Kumbulla dhe Mihaj, ndërsa krahët do t’i mbulojnë Elseid Hysaj dhe Ermir Lenjani.

Me disa rikthime në mesfushë, italiani do të duhet të lërë në stol Kristjan Asllanin dhe Ylber Ramadanin, ndërsa nga minuta e parë do ta nisin, Keidi Bare, Amir Abrashi dhe Nedim Bajrami. Ndërsa sulmi do të formohet nga dyshja Broja-Uzuni.

/PANORAMASPORT.AL

Artikuj te ngjashem

Me te fundit