Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira të dendura në veri dhe në pjesën tjetër me vranësira e kthjellime.
Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak reshje shiu në veriperëndim gjatë ditës me intensitet mesatar. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin. Në veriperëndim dhe bregdet gjatë mbrëmjes vonë reshjet do të marrin karakter rrebeshesh me rrufe dhe shtrëngata.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e përkohësisht e vrullshme në bregdet. Valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë.
Temperaturat parashikohen që në zonat malore të janë nga 2 deri 17°C, në zonat e ulëta nga 5 deri 23°C dhe në zonat bregdetare nga 12 deri 23°C./btvnews.al