Policia e Tiranës ka reaguar ditën e sotme lidhur me një video ku shihej se si një grua dhunonte një të moshuar që po kalonte tek vijat e bardha.
Në një njoftim për mediat, policia njofton se është identifikuar shoferja 46-vjeçare dhe ajo është shtetasja me iniciale B.R..
Mësohet se është bërë bllokimi i automjetit tip “Benz”, ndërsa për drejtuesen e automjetit u vendos masa administrative, në bazë të Kodit Rrugor, për mosdhënie përparësie këmbësorëve./btvnews.al