Një gazetar nga Kenia, i quajtur Alvin Kaunda ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Ai ka qenë në një raportim live në një zonë ku rriten elefantë në kryeqytetin Nairobi, por raportimi nuk ka shkuar si duhet.
Baby elephant interrupts a TV Reporter in Kenya. pic.twitter.com/LTPsxKLlKj
— Africa Facts Zone (@AfricaFactsZone) November 15, 2022
Kaunda po fliste për përkujdesin që po merrnin elefantët, por një prej tyre ka nisur që ta prekë me feçkë.
“Rritja e rasteve të përmbytjes, na e lë neve në dorë që të jemi rojtarët e botës tonë natyrore, të shpëtojmë speciet e egra dhe shtëpinë tonë…”, po thoshte ai kur e ndërpreu një elefant i vogël.
Këlyshi zgjati feçkën e tij në fillim drejt veshit, më pas nga koka në fytyrën e tij duke e bërë gazetarin të shpërthente në të qeshura./btvnews.al