E martë, 26 Nëntor, 2024

Broja dhe Uzuni largohen nga grumbullimi, ja ndryshimet në listën e Kombëtares për sfidën me Armeninë

Kombëtarja shqiptare ka nisur nga puna për t’u stërvitur në prag të sfidës me Armeninë, e cila do të luhet në “Air Albania”, në orën 17:30, më 19 nëntor.

Siç bëhet me dije nga FSHF, Armando Broja ka lënë grumbullimin me Kombëtaren për shkak të dëmtimit që mori në sfidën me Italinë, gjë që i ka sjellë probleme në kavilje. Kështu 21-vjeçari është rikthyer te Çelsi.

Gjithashtu nga Kombëtarja janë larguar dhe Odise Roshi me Myrto Uzunin. Të dy ata janë rikthyer në klubet e tyre, sipas akordit paraprak, pasi do të aktivizohen këtë javë me skuadrat e tyre në kampionatet respektive.

Përveç këtyre tre futbollistëve, në listë nuk ka pasur ndryshime, me lojtarët e tjerë që kanë zhvilluar stërvitjen në kompleksin “Tropikal” nën drejtimin e Edi rejës.

/PANORAMASPORT.AL

Artikuj te ngjashem

Me te fundit