Një aksident në punë ka ndodhur në një subjekt minerar në minierën e Bulqizës.
Një elektriçist duke ushtruar kontrollet rutinë brenda subjektit minerar, aksidentalisht është rrëzuar dhe ka marrë plagë të lehta në trup.
Dëmtimet nuk kanë pasoja të rënda për jetën.
Shtetasi është identifikuar si H.SH me detyrë elektricist në këtë subjekt.
Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policise
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale, pasi shtetasi H. Sh., me detyrë elektricist në një subjekt minerar, është rrëzuar aksidentalisht gjatë punës dhe për pasojë ka marrë dëmtime të lehta trupore. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al