Largimit masiv të të rinjëve në emigrim nuk i ka shpëtuar as fshati Fushë e Vogël në Njësinë Administrative Maqellarë në Bashkinë Dibër.
Ndonëse ky fshat është me potenciale të mëdha për zhvillimin e bujqësisë, të rinjtë kanë zgjedhur emigrimin, madje duke e braktisur përfundimisht fshatin, pasi gradualisht po tërheqin edhe prindërit.
Ato pak banorë të mbetur në fshatin Fushë e Vogël janë të moshës së tretë.
Imerr Crroi thotë se kushtet e vështira të jetesës, mungesa e mbështetjes nga ana e qeverisë, mungesa e ujit vaditës, rritja e çmimeve të proceseve bujqësore etj, i kanë detyruar të rinjtë të largohen masivisht.Vesel Nuzi shprehet se në këto 30 vite nuk është punuar nga pushtetarët për t’i mbajtur banorët në fshat, por për t’i larguar prej tij.
Sipas Nuzit, problemet me të cilat përballen banorët e fshatrave janë të njëjta, mungesa e ujit vaditës, ujit të pijshëm etj.
Banesat në fshatin Fushë e Vogël në Maqellarë të Dibrës janë thuajse të boshatisura, ku disa prej tyre janë vënë në shitje pasi ata që janë larguar nuk pritet të kthehen më. /btvnews.al