Një histori në kufijtë e absurdit është ajo e një 37-vjeçareje braziliane e cila është “martuar” me një burrë kukull.
Madje, sipas Daily Mail, ajo pretendon se ka dhe një fëmijë me të. Por sëfundmi, Meirivone Rocha Moares ka deklaruar se martesa e saj është në rrezik.
Ajo shprehet se bashkëshorti i saj kukull e ka tradhëtuar. 37-vjeçarja tregon se këtë e ka mësuar nga një shoqja e saj.
“E mora vesh nëpërmjet një shoqeje që më tha se e pa Marcelon të hynte në një motel me një grua tjetër, ndërsa unë isha në spital për tre netë e tre ditë me Marcellinius, pasi djali ynë, i cili ishte sëmurë”, ka deklaruar ajo.
Nëse mendoni se ky është fundi i historisë, jo. Ajo është shprehur se i ka lexuar edhe bisedat në celular të Marcelos me gruan që e tradhtonte.
“Në fillim mendova se ajo po gënjen, por më pas telefonin e tij dhe pashë bisedat, dhe u sigurova që po më tradhtonte. Doja ta dëboja nga shtëpia, por fëmija ynë po rritet dhe në këtë fazë do t’i mungonte shumë babai i tij”, është shprehur 37-vjeçarja.
/btvnews.al