Prej disa kohësh po përflitet për hapjen e madhe të Kampionatit Botëror 2022, e cila starton këtë të diel më 20 nëntor.
Mes shumë emrave të përfolur për të kënduar në ceremoninë e madhe hapëse, shumë prej tyre i refuzuan ftesat.
Këngëtarja Shakira thuhet se ka hedhur poshtë ftesën për të performuar në hapje e evenimentit sportit më të rëndësishëm, ndërsa e shumëpërfolura Dua Lipa tha se as nuk ka pasur negociata që të performojë.
Artistja shqiptare madje shkoi aq larg sa tha që nuk do të shkojë në Katar, pas kritikave që ky shtet nikoqir i kampionatit ka marrë për mos-respektim të të drejtave të njeriut.
Sido që të jetë, të enjten faqja zyrtare e FIFA-s në Facebook njoftoi artistët që tashmë janë konfirmuar ata që do të interpretojnë në ceremoninë hapëse.
Këngëtari kolumbian me famë botërore, Maluma, dhe këngëtarja e famshme libaneze Myriam Fares.
“Le të fillojë festa! Fifa Fan Festival hapet më 19 nëntor me një hapje madhështore, Maluma dhe Myriam Fares po e nisin atë me stil në Al Bidda Park”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.