E hënë, 21 Prill, 2025

Enkelejd Alibeaj me tone të larta kundër grupit të Berishës: Nuk përfaqësoj askënd! E kemi kërkuar ne mocionin me debat për integrimin

I ashpër është treguar në fjalimin e tij nga foltorja e kuvendit kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, i cili ju përgjigj akuzave të grupit të Berishës se është i lidhur me Ramën. Me tone të larta nga foltorja e Kuvendit Aliebaj tha se nuk përfaqëson asnjë, por veten e vetë.

Ai mes të tjerash shtoi se mocionin me debat për çështjen e integrimit në BE e ka kërkuar grupi i tij.

“Këtë mocion e kam unë, përfaqësues i këtyre burrave, dhe grave dinjitoze, që nuk kanë asgjë që i lidh me 30 vitet e shkuara. Nuk kanë skelete në dollapë, si kanë këmbët e lidhura, s’kanë ambicie për t’u bërë plaçkë me politikën. Përfaqësojmë emrin. S’dua të përfaqësoj askënd dhe asnjë, me të cilët nuk më lidh asgjë. Kjo do të jetë përgjigja ime. Të zhytur në të gjitha aferat tuaja, juve ju intereson kjo gjë. Ka një pjesë që mendon ndryshe, që e do një orë e më parë shkëputjen nga ky tranzicion banal. Ne do bëjmë çka të mundur. Parazitë në opozitë nuk pranojmë. E kemi kërkuar ne, do e çojmë deri në fund, sipas mendësisë tonë, vlerave tona. Këtë mocion, meqë ra fjala, drejtuesi i seancës e ka paraqitur prej 1 muaj, por e mbajtët ne sirtar. As nuk u kujtuat, por vetëm sot ju ra ndërmend. 32 vite më parë, pakkush mund ta kishte menduar që Shqipëria nuk do ishte vend anëtar në BE me të drejtat të barabarta. S’dua të mbetem peng i atyre 32 viteve, është e mbushur plot me gabime, këtej dhe andej. Në 9 vite që qeverisni ju, Shqipëria ka mbetur në vend numëro.”, tha Alibeaj.

https://fb.watch/gRSC9fJ_Rg/

Alibeaj ka folur edhe në lidhje me Portin e Durrësit.

“Sot Parlamenti shqyrton projektligjin natën pa transparencë në disbalancë mbi fitimin e të huajit dhe humbjen kolosale të shqiptarëve. Vazhdoj të mos gjej dot një përgjigje se si qeveria zgjodhi ti japë një kompanie 730 mln euro pasuri dhe e drejta e shtetit shqiptar për të marrë mbrapsht vetëm 280 mln euro.

1 mld e 940 mln euro nuk duhet nga do vijnë. Ka vetëm një përgjigje, oligarkia, korrupsioni, krimi i organizuar do mbushin gropën e shumës që kërkohet.

Pas aferës së inceneratorëve nuk ma merrte mendja që qeveria do kishte guxim të bënte një aferë 10 herë më të rëndë. Ka kaq shumë arsye për të qenë kundër ccdo gjëje që bën kjo qeveri.

Jemi të bindur se rruga e vetme e Shqipërisë është integrimi në BE dhe Perëndimi.

Vetëm një Shqipëri anëtare në BE do sjellë shtet të së drejtës, ekonomi e demokraci.

Negociatat u hapën jo nga puna e qeverisë”, tha ai. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit