E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Dhuna ndaj gazetarit Adriatik Doçi, Policia e Tiranës: Kemi arrestuar autorin e dyshuar

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme autorin e dyshuar për dhunën ndaj gazetarit Ardiatik Doçi. Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se në pranga ka rënë një 32-vjeçar, mbi të cilin rëndon akuza për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se në pranga ka rënë Redon Skutera, lindur në Berat dhe banues në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË TIRANË:

Policia identifikon, kap dhe arreston autorin e dyshuar të goditjes së shtetasit A. D. (gazetar).  Kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari R. S.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Kamzë, pas denoncimit nga gazetari A. D. goditur në afërsi të banesës, nga një shtetas i paidentifikuar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pas një pune profesionale dhe hetimore, të kryer nga specialistët për Hetimin e  Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Kamzë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, falë dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapjen  dhe arrestimi, në rrugën “Sami Frashëri”, i shtetasit  R. S., 32 vjeç, lindur në Berat dhe banues në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë. Ky shtetas, më datë 13.11.2022, rreth orës 12:00, ka goditur disa herë, me grushte, për shkak të detyrës, në afërsi të banesës, në Kamzë, gazetarin A. D., duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Arrestimi i shtetasit R. S. u bë  bazuar ne dokumentimin e administrimin e provat  shkencore e ligjore, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”. Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e  personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e fokusuar për të mbrojtur dhe respektuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve e në veçanti të gazetarëve dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të cenimit të të drejtave, duke iu garantuar reagim të shpejtë e profesional./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit