Një shqiptar që akuzohet për trafik droge është dënuar me një vit burg pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij iu gjet një thikë dhe kanabis me vlerë 28 mijë Paund.
Mediat britanike bëjnë me dije se është dënuar shqiptari Astrit Kullsi, i cili kishte hyrë në Britani ilegalisht.
Autoritetet sqarojnë se Kullsi ka luajtur një ‘rol kyç’ në një operacion të madh të shpërndarjes së drogës.
Prokurori i çështjes, Alan Currums i tha Gjykatës së Magjistraturës Chester Kullsi që shqiptari u kap në Ëarrington më 2 nëntor.
Pavarësisht pranimit të fajësisë së tij, gjyqtarët nuk e falën shqiptarin edhe pse ai kërkoi që të mos dënohej me burg./btvnews.al