Ditën e djeshme dy persona në qytetin e Peshkopisë dyshohet se kanë goditur ish-shefin e komisariatit Robert Aga.
Ish-shefi i komisariatit Robert Aga ishte duke hyrë në seancën gjyqësore ku akuzohet për krim electoral në kuadër të dosjes 184.
Sulmi fizik ka ndodhur rreth ores 12:00 në mesditë në momentin kur ish-shefi ishte duke pritur para gjykatës fillimin e seancën gjyqësore.
Njoftimi i policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, për shtetasit B.A., 30 vjeç; R.M., 40 vjeç, banues në Dibër.
Këta shtetas me datë 17.11.2022, rreth orës 12.⁰⁰, në qytetin e Peshkopisë , për motive të dobëta kanë goditur me grusht shtetasin R.A., 59 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /btvnews.al