E premte, 29 Nëntor, 2024

Kur u shpikën syzet? Disa të dhëna për aksesorin e nevojshëm për të gjithë

Nëse nuk marrim parasysh legjendat që ia atribuojnë meritën kinezëve apo indianëve, syzet me siguri janë shpikur në Venecia gjatë viteve 1200, shkruan focus.it.

Në manastirin e Santa Katerinas në Pizë thuhet se frati domenikan Alesandro dela Spina (vdiq më 1313) “ribëri dhe bëri të njohur shpikjen e syzeve, të cilat dikush tjetër i kishte krijuar fillimisht, por nuk donte t’i përhapte të përdoreshin në masë”.

Që nga fundi i viteve 1200, në disa kapituj të arteve veneciane përmenden syzet (“roidi da ogli”) si objekte që ishin prodhuar prej disa kohësh nga artizanët e qelqit Murano.

Një nga paraqitjet e para piktoreske të syzeve (riprodhuar në foto) shfaqet në portretin e kardinalit Hugh, tek afresket e 1352 të piktorit Tomaso da Modena, në seminarin e Trevizos.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit