E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Rama në Vlorë: Do prodhojmë energjinë që na duhet këtu në vend, do ua shesim ne të tjerëve

Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e kësaj të premte në Vlorë, ku ka prezantuar për qytetarët punët e Bashkisë Vlorë.

Në fjalën e tij, Rama është shprehur se në të ardhmen Shqipëria do të arrijë të prodhojë të gjithë energjinë që i duhet këtu në vend dhe të ju shesim të tjerëve.

Sipas tij Rama po e vihet në punë me një nga kompanitë më të mëdha dhe po bëhet projekti për të lidhur Vlorën me TAP-in.

Ne do të arrijmë të prodhojmë të tërën energji këtu në vend, të ju shesim ne të tjerëve dhe të mos na e shesin ata ne. Kjo kërkon durim, por ne jemi duke i hedhur hapat. Ka filluar ndërtimi i parkut më të madh në rajon. I njëjtë me të është parku me energji diellore i Spitallës. Po ecim me Skavicën, të mos ketë asnjë pikë ujë që i derdhet për të përmbytur tokat dhe që ne të mos detyrohemi ta sheshim energjinë nga halli me 5 lekë dhe ta blejmë nga zori me 100 lekë.

Ne po e vëmë në punë me një nga kompanitë më të mëdha dhe po bëjmë dhe projektin për të lidhur Vlorën me TAP-in. Po ecim me shumë këmbëngulje për kërkimet për naftë dhe për gaz në territorin e vendit. Kemi 3 pika kryesore, një prej të cilave është më kryesore ajo në Shpirag ku është zbuluar një sasi nafte dhe gazi dhe ku presim që të dimë rezultatin përfundimtar. kemi rënë dakord me presidentin e Azerbajxhanit një rafineri e cila do t’i japë fund dhe varësisë që ne kemi dhe për sa i përket naftës për konsum dhe pastaj do të flasim dhe për çmimin e naftës”, u shpreh ndër të tjera Rama./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit