Një 29-vjeçar shqiptar dhe bashkëshortja e tij 28-vjeçare, janë arrestuar në flagrancë në Itali, teksa po transportonin me mjetin e tyre rreth 9 kilogram heroinë.
Policia Italiane bën me dije se për dy shqiptarët kishte informacione dhe kanë organizuar një operacion për kapjen e tyre.
Mësohet se nga kontrolli që u zhvillua në makinën e tyre Volkswagen Polo u janë gjetur edhe 33 mijë Euro cash.
Kur policia ndaloi shqiptarin dhe bashkëshorten e tij, ata shfaqën shenja nervozizmi dhe kjo detyroi oficerët që të ushtronin një kontroll të imtësishëm. Teksa oficerët po kontrollonin mjetin ata janë shprehur se do shkonin për vizitë tek një i afërm, por në mjet u gjet droga.
Në përfundim të aksionit, i riu u arrestua dhe u la në burg, ndërsa gruaja e tij për shkak dhe të fëmijës së mitur, do të hetohet në gjendje të lirë./btvnews.al