Në Bashkinë Dibër është rritur sipërfaqja e kultivimit të grurit në këtë sezon. Këtë e konfirmojnë tregtarët e farërave dhe produkteve të tjera bujqësore.
Ish drejtori i Ekstensionit Bujqësorë Dibër, Qatip Doda thotë se ka patur një interesim më të lartë për mbjelljen e grurit në Bashkinë e Dibrës këtë vit, ku sipas tij rritja është me të paktën 40%.
Sipas tij, kjo ka ardhur si rezultat edhe i skemës mbështetëse, por edhe si një mundësi për ta siguruar vetë bukën banorët, duke marrë parasysh rritjen e çmimeve.
Nga ana tjetër, Doda shprehet se kushtet klimatike këtë vit kanë qenë shumë të favorshme për kultivimin e grurit pasi gjatë muajit Tetor pati reshje shirash./btvnews.al