Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Lezha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me qeverisjen e tij ka model “pastrimin e parave, mafie, trafiqe, kullla e vetëm kulla”
Meta ftoi të gjithë qytetarët që të ngrihen “të gjithë në këmbë për të mbrojtur vendin tone dhe familjet tona. Të gjithë në këmbë kundër nje regjimi skizofrenik qe vjedh ne menyre skizofrenike”.
“Duhet të nxitojmë për të larguar Rilindjen, për t’i dhënë fund shtet kapjes, vendi është kthyer në një regjim monist, mbyllen shkollat e kopshtet që kanë qenë model, juemi në një situatë tepër kritike të pasigurisë juridike për cdo qytetar”.
Teksa i bëri thirrje të rinjve “te luftojne me shume per te drejtat e tyre dhe per te ardhmen e tyre’, Meta theksoi se “bashkimi i te rinjve eshte nje fuqi berthamore”.
”Jam shumë ioptimist se PL ka sjellë një energji shpresëdhënëse anembanë vendit dhe së bashku me të gjithë forcat opozitare e qytetarët e përgjegjshëm e patriotë do bëjë të mundur që vendi shumë shpejt të rikthehet në normaltiet të rikthehet llogaridhënia e që të rinjtë e të rejat mos jenë pengu ynë, por të jenë gëzimi ynë, lidershipi frymëzimi ynë për ta bërë Shqipërinë një vend të sigurt, më të jetueshëm”.