E hënë, 25 Nëntor, 2024

Bilanci i COVID-19 në vend, MSH: 13 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me situatën epidemiologjike në vend.

Nga 445 teste të kryera bëhet me dije se 13 qytetarë kanë rezultuar pozitivë për COVID. Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.

Njoftimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 445 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 13 qytetarë, në këto Bashki:

9 në Tiranë, 2 në Patos, nga 1 qytetarë në Durrës, Sarandë.

Janë 189 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,349 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 19 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 10
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 445

Testime totale 2,005,710
Raste pozitive 332,132
Raste të shëruara 328,349
Raste Aktive 189
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 144
Gjirokastër 13
Vlorë 9
Fier 6
Elbasan 6

Shkodër 4
Berat 3
Durrës 3
Korçë. 2
Lezhë. 1

Artikuj te ngjashem

Me te fundit