Franca nis rrugëtimin e saj për mbrojtjen e titullit kampion të Kupës së Botës me datën 22 nëntor, ku do masë forcat me Australinë në Al Janoub Stadium (Al Wakrah), në orën 20.00.
Trajneri i “Gjelave”, Didier Deschamps nuk ka qenë aspak i qetë këtë periudhë, pasi përfaqësuesja humbi shërbimet e Paul Pogba dhe Nkunku.
Për ndeshjen e parë ndaj Australisë, francezët ka gjasa të mos kenë në dispozicion as Karim Benzema. Sulmuesi i njohur nuk është në gjendjen e duhur fizike, çka e kemi parë edhe te Real Madrid, pasi nuk është aktivizuar aspak në ndeshjet e fundit.