E hënë, 25 Nëntor, 2024

Kryeminstri britanik Sunak mbërrin në Kiev për takimin me Zelenskyn, zbulohen arsyet e vizitës

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka mbërritur në Kiev për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, teksa ky rast shënon takimin e parë mes dy liderëve që kur Sunak u bë kryeministër.

Në një postim në Telegram, Zelenskyy ndau një video të mbërritjes së kryeministrit dhe shkroi: Që nga ditët e para të luftës, Ukraina dhe Britania e Madhe kanë qenë aleatët më të fortë.

“Gjatë takimit të sotëm diskutuam për çështjet më të rëndësishme si për vendet tona ashtu edhe për sigurinë globale. Së bashku jemi më të fortë dhe do të arrijmë rezultatet e dëshiruara”, shkroi ai.

Zyra e Kryeministrit britanik po ashtu konfirmoi vizitën e Sunak, me një zëdhënës që tha: Kryeministri është sot në Ukrainë për vizitën e tij të parë në Kiev për të takuar Presidentin Zelenskyy dhe për të konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit