E martë, 26 Nëntor, 2024

Kultivuan kanabis në malet e Krujës, arrestohen 2 vëllezërit…

Ditën e sotme policia e Krujës ka arrestuar dy vëllezër të cilët ishin shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike në kuadër të operacionit të zhvilluar më herët “Malësia e Kruëjs” ku u arrestuan 17 bashkëpunëtorë të tyre.

Shtetasit Lulzim Sharra, 37 vjeç dhe Kastriot Sharra, 35 vjeç raportohet se kishin kultivuar sasi të konsiderueshme të bimëve narkotike në vitin 2019, kur u zhvilluar dhe operacioni që shkatërroi veprimtarinë e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

2 vëllezërit, bashkëpunëtorë me 17 shtetas të arrestuar dhe 7 të tjerë të shpallur në kërkim gjatë operacionit policor “Malësia e Krujës”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Krujë kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit në kërkim:

L. Sh., 37 vjeç dhe K. Sh., 35 vjeç, banues në Shkretë, Krujë.

Gjykata e Lartë e Kolegjit Penal, Tiranë, ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila u kishte caktuar këtyre shtetasve, masën “Detyrim paraqitjeje”, dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, e cila u kishte caktuar atyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Dy vëllezërit, në bashkëpunim me 17 shtetas të arrestuar dhe 7 të tjerë të shpallur në kërkim, gjatë megaoperacionit policor të koduar “Malësia e Krujës”, të zhvilluar në vitin 2019, kanë kultivuar bimë narkotike, në zonat e pyllëzuara të disa fshatrave të bashkisë Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit