E hënë, 25 Nëntor, 2024

Mungesa e mjekëve specialist e ka kthyer spitalin e Bulqizës në qendër shëndetësore

Prej vitesh ky sptal vuan mungesen e mjekëve specialist si: Kirurg, Anestezist, Ortoped-Traumatolog, Gjinekolog, Reanimator si dhe Otorinolaringolog.

Për të marrë ndihmë mjeksore më të kualifikuar mbi 50 mijë banorë të këtij rrethi jane të detyruar të lëvizin me dhjetra kilometra drejt spitaleve të rretheve fqinj në atë të Peshkopise dhe Burrelit por jo vetem, ajo që është më kryesore është edhe shërbimi kirugjikal që është më i domosdoshëm për shkak të aksidenteve në minie ku punojne mbi 1000 minatorë në sektorin minerar.

Pacientët të cilët paraqiten për të marrë ndihme mjkesore shpesh here jane detyruar të shkojnë në spitalin Rajonal të Peshkopisë dhe Tiranës, ata shprehen se mungesa e mjekëve këtu në këtë spital është prej vitesh.

Po punojme në minierë thonë disa paciente dhe aksidente ka çdo dite të cilat kërkojnë shërbim të specializuar të cilin nuk e marrim dot. E vetmja zgjidhje për pacientët sidomos per minatoret është hilikopteri shprehet njëri prej tyre. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit