E hënë, 25 Nëntor, 2024

Shqipëria më në fund gjen fitoren, mund Armeninë 2 me 0 në ‘Air Albania’

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur fitoren e parë për vitin 2022. Skuadra e Edi Rejas fitoi me rezultatin 2-0 në miqësoren me Armeninë që u luajt në stadiumin ‘Air Albania’

Të besuarit e Rejas arritën të gjenin golin në minutën e 28’ me anë të sulmuesit të Partizanit, Xhuliano Skuka.

Edhe pse Shqipëria pati disa raste shënimi, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me 0.

Njësoj si në fraksionin e parë të lojës dhe në pjesën e dytë, djemtë kuqezi ishin dominues në fushën e blertë.

Pas shumë tentativave, kuqezinjtë arritën që të dyfishonin rezultatin. Mesfushori Kristjan Asllani që luan me Interin shndërroi një penallti në gol.

Me rezultatin 2 me 0 u mbyll kjo ndeshje miqësore që është e fundit për Shqipërinë për vitin 2022./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit