Situata ekonomike në vend po vë në vështirësi edhe biznesin. Rritja e çmimeve ka bërë që kërkesa për blerjen e mallrave të jetë minimale.
Në situatë të vështirë po përballet edhe biznesin. Subjektet tregtare në Bulqizë po përballen me mungesë shitjeje për shkak të krizës ekonomike. Një ndër ta është edhe Kimete Rami e cila ka një biznes tekstilesh.
Kimetja shprehet se krahasuar me vitin e kaluar ka një rënie drastike të fuqisë blerëse e këtë ajo e lidh me largimin masiv të qytetarëve. Listat e borxheve nuk janë vetëm në subjektet e tregtimit të produkteve ushqimore, por edhe në veshmbathje.
Kimete Rami thonë se qytetarët në pamundësi ekonomike blejnë rroba me listë, gjë e cila ndikon në ekonominë e saj familjare. E gjendur në këto kushte, edhe vetë Kimetja po shkon drejt mbylljes dhe largimit të saj jashtë vendit./btvnews.al