E hënë, 25 Nëntor, 2024

‘Mallkimi’ përndjek Francën, kush fiton më pas ikën në shtëpi që në grupe, a do të përsëritet historia?

Didier Deschamps ka nisur me të vërtetë të shqetësohet. Karim Benzema e humbi Botërorin për shkak të dëmtimin, por nuk është i vetmi që do të mungojë në Katar.

Mungesat e shumta kanë shfaqur fantazmën e ‘mallkimit’ që përndjek kombëtaret që fitojnë Kupën e Botës.

Kush fiton Botërorin, në edicion pasues largohet që në fazën e grupeve. Kështu i ndodhi Italisë së Lippit në Afrikën e Jugut, i ndodhi Spanjës në Brazil, ndërsa e fundit që e pësoi ishte Gjermania në Rusi 2018.

Ky mallkim nuk ka ndodhur vetëm në edicionet e fundit, për është përsëritur shumë herë edhe në të kaluarën. A do të arrij Franca ta thyej këtë mallkim?/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit