E hënë, 25 Nëntor, 2024

Përkeqësimi i situatës së motit, Bashkia Bulqizë thirrje qytetarëve: Qëndroni në shtëpi

Reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë vendin ditën e sotme. Bashkia Bulqizë njofton se në territorin e saj reshjet kanë qenë rë dendura dhe kushtet e motit do vijojnë të jenë të përkeqësuara.

Në një njoftim në mediat sociale, bashkia u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjes dhe të qëndrojnë në shtëpi.

NJOFTIM I PLOTË

Bulqiza është përfshirë nga reshje të dendura shiu që nuk pushojnë prej 12 orësh dhe erëra të forta. Po kështu sipas parashikimit të IGJEUM do të vazhdojë përkeqësimi i kushteve të motit gjatë gjithë ditës së sotme.

Për shkak të këtij moti që mund të shkaktojë probleme të ndryshme ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin lëvizjet në këmbë apo me makinë, që nuk janë të domosdoshme, por të qendrojnë në shtëpi.

Bashkia Bulqizë është në gadishmëri dhe të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve janë në terren për të kryer mirëmbajtjet e duhura aty ku ka nevojë për ndërhyrje emergjente.

Strukturat e bashkisë së Bulqizë, Sektori i Emergjencave, Drejtoria e Sherbimeve, Policia Bashkiake dhe Drejtoria e ujësjellës-kanalizimeve janë në gadishmëri maksimale për çdo problematikë që mund të hasni ju dhe familjet tuaja./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit