Sot do të nisë edicioni i 22-të i Kupës së Botës në futboll ku marrin pjesë 32 skuadra.
Katari është vendi organizator i turneut dhe do të jetë kjo kombëtare që do të zbresë e para në fushën e blertë në orën 17:00.
Katari do të luajë ndeshjen hapëse kundër Ekuadorit në stadiumin Al-Bayt, një impiant i ndërtuar vitet e fundit për të pritur ndeshjet e Kupës së Botës.
Kjo do të jetë ndeshja e vetme që do të luhet sot, pasi ndeshjet e tjera të grupeve do të luhen nesër. Botërori do të zgjasë deri në 20 Dhjetor./btvnews.al