Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë në të gjithë vendin kanë shkaktuar problematika dhe në qarkullimin e mjeteve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se ka pasur rënie të inerteve në disa akse, por qarkullimi i mjeteve nuk është bllokuar.
“Reshje me intensitet kanë përshkuar të gjithë vendin, pa bllokuar qarkullimin e mjeteve në akset kombëtare. Ka pasur rënie të inerteve në trup të rrugës më të shpeshta në Rajonin Verior, dhe pemë të këptura, si në Vlorë-Orikum të cilat janë pastruar menjëherë.
Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, qarkullimi për momentin kryhet me një korsi. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet”, njofton ARRSH./btvnews.al