E premte, 29 Nëntor, 2024

Rrjedha e ujit mori makinën ku ndodheshin babë e bir, Presidenti shpreh mbështetje për familjen nga Shkodra

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj në një telefonatë me Prefekten e Shkodrës, Majlinda Angoni u informua në lidhje me situatën e krijuar nga moti i keq në qarkun Shkodër.

Në një njoftim nga zyra për shtyp e kreut të shtetit, thuhet se veçanërisht ai shprehu shqetësim për ngjarjen e rëndë në Malësinë e Madhe, ku ujërat e rrëmbyera kanë marrë para makinën me tre persona në të dhe për fat të mirë me ndihmën e një banori të zonës ka arritur të shpëtojë vajza.

Presidenti i shpreh mbështetjen kësaj familjeje. Njëkohësisht Presidenti Begaj inkurajoi dhe mbështeti forcat RENEA, ato të Emergjencave Civile, si dhe Forcat e Armatosura të cilat ndodhen në vendngjarje në kërkim të babait e djalit, por gjithashtu kërkoi përpjekje maksimale për të ndihmuar çdo familje në rrezik nga ky mot ekstrem./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit