E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Shqipëria në pushtetin e reshjeve, Komiteti i Mbrojtjes Civile: Rreziku për përmbytje më i lartë në Shkodër e Lezhë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka mbledhur sot Komitetin e Mbrojtjes Civile për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga reshjet intensive gjatë orëve të fundit.

Peleshi në një njoftim në mediat sociale, bën me dije se rreziku më i lartë për përmbytje është në qarqet Shkodër dhe Lezhë, por duhet pasur kujdes edhe në Bashkitë Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Fier.

Komiteti i Mbrojtjes Civile u mblodh për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga reshjet me intensitet të lartë gjatë orëve të fundit, veçanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë, ku rreziku për përmbytje është edhe më i lartë, por edhe në bashkitë Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier.

Me kryetarët e bashkive dhe Prefektët e këtyre qarqeve rakorduam planin e masave parandaluese dhe lehtësuese për menaxhimin e situatës edhe në orët në vijim, që sipas parashikimit të motit do të jenë me reshje të shumta.

Jemi çdo minutë në monitorim të situatës. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për çdo nevojë të pushtetit vendor dhe qytetarëve“, është ky njoftimi i ministrit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit