Flokët e parë të dëborës kanë rënë këtë të diel në Shqipëri. Këtë vit, reshjet e borës filluan në Qafë Thore, por sasia e reshjeve ka qenë e paktë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se në këtë zonë temperatura shënon 4 gradë Celsius.
Po ashtu mësohet se qarkullimi kryhet pa probleme. Sipas ARRSH, mjetet dhe punëtorët janë në terren në gatishmëri për çdo situatë dhe deri tani nuk ka pasur probleme./btvnews.al