E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

“Erdhe si shiu në jetën time, e ma shpërlave dhimbjen”, Fifi dedikim të ndjerë për partnerin

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi e njohur si Fifi, është një ndër artistet më të përfolura për momentin, jo vetëm për punën  e saj por dhe për jetën personale.

Pak kohë më parë Fifi bëri publike lidhjen me Adisin, dhe prej atëherë ata janë në qendër të mediave.

Ata janë bashkë që prej momentit, kur këngëtarja u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Fifi herë pas here i bën dedikime publike partnerit të saj, ku shihet qartë që e do shumë.

Së fundmi, Fifi ka publikuar një foto në Instastory, ku shihet teksa e përqafon Adisin dhe i ka dedikuar disa fjalë tepër të ndjera.

Ti erdhe si shiu në jetën time, e ma shpërlave dhimbjen”, ka shkruar këngëtarja bashkëngjitur fotos./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit