Anglia e ka nisur me një fitore të thellë Botërorin në Katar. Skuadra ishullore ka shpartalluar Iranin me rezultatin 6 me 2, duke bërë që ndeshja t’i ngjante më shumë një seance stërvitore.
Të besuarit e Southagate shënuan 3 gola në harkun kohor të 10 minuta, duke nisur nga minuta e 35-të deri në të 45-ën.
Por edhe pse ishin në avantazhin e tre golave, lojtarët anglez nuk u ndalën. Në pjesën e dytë anglezët shënojnë edhe tre gola të tjerë. Autorët e golave ishin: Bellingham, dy herë Saka, Sterling, Rashford dhe Grealish.
Ndërsa golat për Iranin u shënuan nga Taremi. Tashmë Anglia e sheh veten në vendin e parë dhe me një golavarazh të mirë dhe pret e qetë ndeshjen mes SHBA-së dhe Wellsit./btvnews.al