E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Kurti flet pas takimit trepalësh në Bruksel: Borrell hoqi dorë nga propozimi për normalizmin e marrëdhënieve Kosovë -Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për mediat pas takimit trepalësh në Bruskel me të Josep Borrel dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Kreu i qeverisë së Kosovës ka fajësuar shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, se hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizmin e marrëdhënieve Kosovë -Serbi.

Me keqardhje mund të them që ndërmjetësit, në këtë rast Borrell hoqi dorë nga ky afati i marsit të vitit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Po them me keqardhje sepse vetë e kanë propozuar marsin e vitit 2023 dhe në anën tjetër propozimi është i Bashkimit Evropian.

Kur u takuam në Paris në Forumin për Paqe, Borrell tha se propozimi nuk është franko-gjerman, por i BE-së dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania. Sot ai hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Unë jam i gatshëm që të vijë këtu të zhvillojë takime gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë. Shpresoj që BE t’i rrijë prapa propozimit të vetë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Ky takim është kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe kishte si qëllim gjetjen e një marrëveshje lidhur me targat./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit