Nga kjo e diel që lamë pas, tregu i ri bujqësor në Shupenzë është mbushur me tregtarë. Pas lajmit të transmetuar pak ditë më parë se tregu i ri rrinte bosh e tregtarët shisnin jashtë, ka ndërhyrë policia bashkiake.
Të dielën e 20 Nëntorit, efektivët e policisë bashkiake nuk kanë lejuar tregtarët që të shesin produktet e tyre në ambientet e jashtme të tregut, por brenda tij.
Kjo me argumentin se kushtet e brendshme janë optimale për të shitur të gjitha prodhimet, përfshirë edhe bulmetrat.
Vetë tregtarët thonë se nuk janë kundër kësaj, por se në mungesë të fuqisë blerëse, taksa e tregut është shpenzim i shtuar për ta.
Tregu i ri bujqësor i Shupenzës është inauguruar pak javë më parë dhe do të përdoret për ditën periodike të pazarit në këtë zonë e cila është e diela./btvnews.al