E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Vuçiç flet pas takimit me Kurtin: Nuk do të lëshojmë më targa ‘KM’

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur për mediat pas takimit në Bruksel ku i pranishëm ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Josep Borrell.

Vuçiç në një deklaratë për mediat u shpreh se nuk është arritur asnjë marrëveshje edhe pse pati një ndërmjetësim nga Bashkimi Evropian.

Por edhe pse nuk pati marrëveshje, kreu i shtetit serb tha se ata nuk do të lëshojnë më targa “KM”, që në Kosovë janë shpallur të paligjshme.

Për arsye të paqarta për mua, ne nuk ishim në gjendje të arrinim absolutisht asnjë marrëveshje. Pala serbe ishte krejtësisht konstruktive dhe tekstet që ne pranuam u ndryshuan dhjetë herë, por pala shqiptare gjithmonë shtonte diçka që nuk ishte e mundur”, tha ai para gazetarëve./btvnwews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit