E diel, 24 Nëntor, 2024

ARRSH apel shoferëve: Tregoni kujdes dhe ulni shpejtësinë!

Situatën e përmbytjeve në vend ka sjelle dhe reagimin e Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Në një status në “Facebook”, ARRSH bën thirrje që drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm.

Statusi:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin duke sjellë një qetësim të situatës

Për momentin vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi për në rrugën alternative.

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit