E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Ilir Shaqiri gati për të qenë sërish konkurrent i BBV, por ‘thumbon’ vëllezërit Veshaj

Balerini Ilir Shaqiri ka zhvilluar një bisedë në Instagram me Ermir Mamaqin, vëllain e Ermal Mamaqit, ku ka ndarë detaje nga jeta e tij.

Gjatë bisedës ai është pyetur nëse do të rikthehej edhe njëherë në Big Brother VIP për të qenë ose konkurrent ose opinionist.

Ai ka thënë se nuk i pëlqen që të jetë opinionist, por konkurrent do të pranonte me qejf vetëm me një kusht që në vend të Donaldit këtë herë të ishte Romeo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermir Mamaqi (@ermirmamaqi)

Opinionist jo sepse nuk kam qejf të analizoj të tjerët jashtë mureve, nëse do më thonin “hajde se ka ardhur dikush tjetër që do të të sfidojë mund të thoja po. Më kanë imituar shumë nëpër programe, kam parë disa skeçe. Por në fakt kanë imituar vetveten duke u përpjekur të ulin Ilirin. Unë ju them nëse doni për BBV2 hajdeni dhe futemi prapë brenda në shtëpi.

Do futesha pse jo, mendoni se kam frikë të futem edhe 4-5 muaj të tjerë aty. Do futesha, por do doja që të ndërroheshin vëllezërit”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së Ilir Shaqirit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit