Ndeshja mes Meksikës dhe Polonisë kishte gjithçka përveç golit. Dy skuadrat në fund u ndanë në barazim 0 me 0 edhe pse patën shumë raste për të shënuar, ku duhet të theksojmë se sulmuesi polak, Robert Leëandowski humbi një 11-metërsh.
Heroi i kësaj sfide ishte padyshim portieri Oçoa, i cili i mohoi golin sulmuesit të Barcelonës, i cili ende nuk ka arritur të gjejë një gol në Botëror.
Meksikanët e dominuan më së shumti takimin, por shënjestra ishte ajo që i mungonte. Kështu të dyja skuadrat ndahen me nga një pikë në grupin C, teksa kryesimin e mban Arabia Saudite me 3 pikë e cila fitoi në mënyrë surprizë kundër Argjentinës së Lionel Messit./btvnews.al