Motra e diktatorit të Koresë ë Veriut Kim Jong-un, Kim Yo-jong ka akuzuar Britaninë se është një “vend i rrëmujshëm” dhe kritikoi Shtetet e Bashkuara në një deklaratë ku ka paralajmëruar një përshkallëzim konflikti.
Sipas mediave të huaja, Kim Yo-jong, e cila sundon së bashku me vëllain e saj, reagoi ashpër pasi Kombet e Bashkuara i thanë vendit aziatik të ndalonte prodhimin e armëve vdekjeprurëse të shkatërrimit në masë.
Tonet u ashpërsuan pasi raketa e re balistike e Koresë së Veriut shkaktoi panik te liderët perëndimorë pas raportimeve se ishte në gjendje të arrinte Shtetet e Bashkuara.
Por sipas motrës së sunduesit në Kore të Veriut, Kombet e Bashkuara kanë mbyllur sytë ndaj stërvitjeve shumë të rrezikshme ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugu.
Ajo kërcënoi SHBA-në duke thënë se “sa më shumë sanksione të marrë Amerika ndaj Koresë, aq më shumë mundësi ka të përballet me një krizë fatale sigurie”./btvnews.al