E premte, 22 Nëntor, 2024

Ndryshon përseri çmimi i naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten karburantet

Bordi i transparencës ka publikuar sot vendimin e ri për çmimet e karburanteve. Kështu çmimi i shitjes me pakicë së naftës do të jetë jo më shumë se 214 lekë/litri, duke e ulur me 4 lekë, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, duke u ulur me 11 lekë, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i gazit, të jetë 71 lekë/litri me pakicë, duke mbetur njësoj.

Më herët çmimet ishin si më poshtë: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 200 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 22 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit