E shtunë, 23 Nëntor, 2024

“Përmbytja është qeveritare”, Rama i përgjigjet akuzave të Berishës: Si mund të ketë…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD, Sali Berisha, i cili një ditë më parë vizitoi Shkodrën dhe tha se përmbytja nuk ka ardhur nga reshjet, por nga dora e qeverisë.

Në një postim në mediat sociale, teksa ka shpërndarë deklaratën e Berishës dje, Rama e krahason me deklaratën e Berishës në vitin 2010 pas përmbytjeve në Shkodër në atëkohë kur në qeveri ishte PD.

3700 metër kub shkarkime. Në 2-3 natës ato arritën 4500. Shumë vështirë nuk mund t’i mbash, nuk ke rrugë tjetër. Mund të na detyrojë për derdhje më të mëdha”, thoshte Berisha në vitin 2010.

Prandaj kanë bërë këtë përmbytje ata me 3700 metër kub shkarkime. Thonë se u përmbytën nga shirat që ranë. Është krejtësisht e pavërtetë. Përmbytja është qeveritare”, tha Berisha dje.

Ndërkohë Rama shkruan: Pyetja nuk është se si mund të ketë kaq rrjedhje robi, po si mund të ketë akoma rob që shkojnë pas një rrjedhjeje të tillë?!/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit