Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Sukth të Ri të Durrësit për të inspektuar nga afër situatën e shkaktuar nga reshjet të shiut.
Teksa komentoi situatën në Durrës, Rama tha se ishte sprovë e madhe, por që ky qytet e përballoi shumë mirë situatën.
POSTIMI I RAMES NE FB
“NË DURRËS (çka s’do t’jua tregonin kurrë përndryshe në kanale e portale) falë punës së palodhur të kryetares së
bashkisë janë shëruar pjesa dërrmuese e pikave të mbetura problematike nga e shkuara, siç është edhe zona e Sukthit të Ri, ku prurjet u frenuan nga argjinatura e ndërtuar pas përmbytjeve të mëparshme👍
Mbeten problem disa pika të veçuara në zonën e ish-kënetës, ku ndërtimet pa leje janë bërë nën kuotë dhe ku rezulton tejet e vështirë shmangia e pranisë së ujit në disa dhjetra shtëpi, në rast reshjesh të dendura🤷🏻♂️”, shkruan Rama. /btvnews.al