Cristiano Ronaldo ka reaguar pas njoftimit nga klubi i Manchester United për të ndërprerë marrëdhëniet me të.
Në një deklaratë, Ronaldo shprehet se ndërprerja e kontratës ka qenë me pëlqimin e të dyjave palëve.
Ai shton se respekton klubin dhe i do tifozët, por sipas tij ka ardhur koha e duhur për një sfidë të re.
“Pas bisedave me Manchester United, ne kemi rënë dakord reciprokisht për të ndërprerë kontratën tonë para kohe. Unë e dua Manchester United dhe i dua tifozët, kjo nuk do të ndryshojë kurrë.
Megjithatë, duket koha e duhur për të kërkuar një sfidë të re. I uroj skuadrës suksese për pjesën tjetër të sezonit dhe për të ardhmen”, është kjo deklarata e Ronaldos./btvnews.al