E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Berisha: E enjtja do të jetë një betejë e fortë parlamentare, duhet të jemi gati

Në një deklaratë për mediat kryetari i Partisë Demokratike Z.Sali Berisha, u tha deputetëve te pranishëm se do të ngrenë një komision hetimor parlamentar, si dhe do përfshijnë edhe portin e Vlorës dhe Sarandës, pasi ky po i heq Shqipërisë, ato që i ka pasur në shekuj.

Deklarata e kryetarit të PD Sali Berisha 

Prandaj ne, të gjitha këto çështje madhore për portin, duhet t’ia bëjmë të qartë shqiptarëve.

E ka vënë çështje të parë në rend dite, ne do qëndrojmë me forcën më të madhe të fjalës. Do përpiqen të na bllokojnë.

Se ai ka urrejtje patologjike për fjalën, për parlamentin, për opozitën sigurisht.
Ndaj edhe parashikohet një betejë parlamentare shumë e fortë, shumë e fuqishme.

Duhet, zotërinj deputetë, të mbrojmë me vendosmërinë më të madhe, interesat e qytetarëve shqiptarë, interesat e publikut te porti i Durrësit.

Ne do ngremë komision hetimor parlamentar. Do përfshijmë edhe portin e Vlorës dhe Sarandës.

Ky po i heq Shqipërisë, ato që i ka pasur në shekuj.
Përveç kësaj, është shkelja më flagrante e MSA. Janë tre nene që kërcënojnë Shqipërinë me bllokimin e negociatave.

Ndaj dhe nesër e kemi një ditë shumë të rëndësishme në parlament. Duhet të përgatitemi me të gjitha mundësitë tona që të mbrojmë interesin publik. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit