Në një deklaratë për mediat kryetari i Partisë Demokratike Z.Sali Berisha, akuzon kryeministrin Edi Rama për përmbytjet në vend, ai tha se nuk është marrë asnjë masë për të parandaluar përmbytjet në Shkoder, Lezhë dhe Durrës.
Deklarata e kryetarit të PD Z.Sali Berisha
Akti i tyre është kriminal dhe i papërgjegjshëm, sepse ligji i detyron që në çdo vendim që marrin për hapjen e portave, duhet të njoftojë autoritetet vendore. Dhe autoritetet vendore marrin masa që të njoftojnë popullatën.
Kjo nuk ka ndodhur. Kanë hapur dy tunelet e Komanit, portat e Komanit dhe të gjitha tunelet, portat e Vaut të Dejës.
Kaq i madh, kaq i fuqishëm ka qenë vërshimi, saqë ka ngritur me themel urën e Bahçallëkut. Ka marrë bazamentin e ujit. Gjysma e urës është zhdukur.
Nuk kishin parë ndonjëherë banorët dhe njeriu që i përmbyti ata, ka dy ditë që i gënjen në mënyrë të turpshme, në vend që të kërkojë ndjesë dhe të shkarkojë të gjithë zinxhirin përgjegjës për përmbytjet.
Rama bën gjithçka që të mos dëmshpërblejë, por ne do i çojmë përpara ligjit. E përgëzoj zotin Spahiu për padinë.
Nuk shkonte dot në Shkodër, por shkonte në Sukth për të përgëzuar Sakon për ballon e saj. Në kulmin e përmbytjeve, Sako bënte ballo për kryeministrin te Kodra e Kuajve.
E përgëzoj Mit’hat Hazbiun për atë që i tha kryeministrit. Ky u soll me tërbim dhe përfundoi në spital ai. I bërtiste qytetarit: Burg, burg, burg.Ndaj amendamenti është shumë i rëndësishëm, që të krijohet fondi rezervë. Se ligji e thotë që ai që përmbyt, ai të paguan. /btvnwes.al