Spanja është treguar e pamëshirshme në ndeshjen e parë të Botërorit. Kundër Kosta Rikës që u dorëzua në fushë, ‘Furia e kuqe’ arriti që të gjente rrugën e rrjetës plot 7 herë.
Nga ana tjetër Kosta Rikës nuk arriti që të krijonte asnjë aksion që të shqetësonte portierin e Spanjës.
Siparin e golave e hapi Dani Olmo, dyfishimi i shifrave erdhi nga Asensio, pas një asisti të Albas. Spanjollët fitojnë penallti dhe e shndërrojnë në gol me Feran Torres.
“Furia e kuqe” vazhdoi me të njëjtin ritëm edhe në pjesën e dytë, ku do gjente golin sërish me Torres, Gavi, Soler e Morata.
Tashmë Spanja e sheh veten në vendin e parë me tre pikë, po as sa ka dhe Japonia. Ndërsa Gjermania dhe Kosta Rika kanë nga 0 pikë./btvnews.al