E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Protesta të dhunshme në një prej fabrikave ku prodhohet iPhone, punëtorët përplasen me policinë

Një protestë e madhe ka shpërthyer në fabrikën më të madhe për prodhim të telefonave iPhone. Sipas mediave ndërkombëtare, protesta po zhvillohet në fabrikën në qytetin kinez, Zhengzhou.

Mësohet se janë punëtorët ata që janë ngritur në protestë dhe janë përballur me efektivët e policisë. Mësohet se kompania prodhuese e telefonave iPhone, Foxconn, ka thënë se do të punojë me stafin dhe qeverinë lokale për të parandaluar dhunën e mëtejshme.

Ajo ka thënë përmes një deklarate se disa punëtorë kanë pasur dilema për pagesën, mirëpo ata do të paguhen sipas kontratave.

Nëpër rrjete sociale ka pasur edhe thashetheme se punëtorëve të rinj u është kërkuar të banojnë në dhomat e njëjta me punëtorët që janë të infektuar me koronavirus.

Mirëpo Foxconn ka thënë se konviktet dezinfektohen dhe kontrollohen nga zyrtarët lokalë, para se punëtorët e rinj të futen në to.

Muajin e kaluar është raportuar për rritje të numrit të të infektuarve në zonën afër fabrikës, çka ka shtyrë disa punëtorë që të braktisin vendet e punës dhe shkojnë nëpër shtëpitë e tyre./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit