E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Ulet intensiteti i reshjeve të shiut dhe nis dëbora, si parashikohet moti për sot

Për ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira të dendura dhe intervale kthjellimesh në pjesën e dytë  të ditës.

Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak prej orëve të para pas mesnatës e deri në orët e mëngjesit reshje shiu me intensitet mesatar dhe në formë shtrëngatash në veriperëndim dhe bregdetin jugor.

Në mesditë reshje me intensitet të ulët deri mesatar ndërsa në mbrëmje reshjet do të humbin territor duke u përqendruar vetëm në veri e qendër të vendit me intensitet të ulët. Në majat e maleve si në verilindje lindje e juglindje borë e dobët.

Era do të fryjë juglindje dhe veriperëndim nga mesnata deri në mëngjes e fortë dhe gradualisht me intensitet drejt rënies. Valëzimi në dete i forcës 5 dhe 6 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 5 deri 12°C, në zonat e ulëta  9 deri 16°C dhe në zonat bregdetare 11 deri 17°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit